Istanbul, Izmır
Antalya, Cyprus

Telefoni
+90 532 324 81 04

24/7
Free Support

Transplanti korrigjues i flokëve

Transplanti korrigjues i flokëveNjë transplant korrigjues i flokëve kryhet te flokët që janë transplantuar gabimisht ose që kanë reaguar negativisht ndaj transplantit. Korrigjimi kryhet vetëm nëse transplantimi fillestar i flokëve nuk ka funksionuar. Nëse operacioni parë i transplantimit të flokëve nuk kryhet mirë, marrësi nuk do të ketë flokë të shëndetshëm dhe natyral, ndaj do të duhej një korigjim.

Duhet kohë për të kuptuar nëse një proçedurë e transplantimit të flokëve nuk ka shkuar mirë. Megjithatë, edhe nëse e keni kuptuar me vonesë, situata mund të rregullohet me një specialist.

Kur do të kuptohet problemi?

10 ditë pas operacionit fillestar të transplantimit të flokëve do të zhduken koret dhe do të fillojë proçesi i rritjes. Mund të nevojitet deri në një vit për të mësuar nëse flokët e transplantuar po rriten mirë apo siç duhet.

Pse dështonoperacioni i transplantimit të flokëve?

Transplantimi i flokëve jep rezultatet me karakterin e metodës së preferuar; p.sh., me metodën FUT, transplantimi i flokëve kryhet në formën e shiritave, gjë që vë në dyshim pamjen natyrale të rezultatit. Transplantimi i folikulave të qimeve të vetme një nga një jep një pamje më të natyrshme. Për këtë rekomandohet metoda FUE. Duke përdorur teknikën FUE, rrënjët e flokëve të marra nga pjesa e pasme e qafës transferohen individualisht, çka përmirëson përqindjen e suksesit të trajtimit të aplikuar dhe ofron një pamje natyrale.

Përse nevojitet transplanti korigjuesi flokeve?

Kur njerëzit u nënshtrohen metodës FUT të transplantimit të flokëve dhe u mbet një shenjë në lëkurën e kokës e duan ta fshehin me një teknikë të re,

  • Kur nevojitet të korrigjohenflokët e transplantuar në këndin e gabuar,
  • Kur flokët e transplantuar keq nuk rritensërish,
  • Kur një pamje natyrale nuk mund të arrihet për shkak të transplantimit me shirita nëpërmjet metodës së vjetër FUT,
  • Kur floku eshte rrënjosur në drejtimin e gabuar, vertikalisht për shembull, flokët e personave ngjasojnë me një lëndinë. Kjo situatë mund të zgjidhet me kirurgji korrigjuese të transplantimit të flokëve.

Pikë së pari, dy faktorët më të rëndësishëm në shmangien e nevojës për transplantet korrigjuese të flokëve janë zgjedhja e specialistit dhe metodës që përdoret.

Pasi të vendosni kryerjen e transplantit, ju duhet të konsultoheni me një ekspert me përvojë dhe të siguroheni që po merreni me një profesionist. Veç kësaj, teknika FUE është metoda e preferuar e transplantimit.

 A ju ofron operacioni korigjues një zgjidhje të përhershme?
Kjo metodë efektive në fshehjen e plagëve dhe korrigjimin e flokëve të transplantuara keq siguron një zgjidhje të përhershme. Trajtimi mund të përsëritet më shumë se një herë nëse keni një zonë dhuruese të dëmtuar për shkak të transplantimit të dështuar të flokut. Nëse zona dhuruese fillestare është e papërdorshme, pjesët e tjera të trupit (BHT) mund të përdoren si burim dhurues i dytë.

Nëse dëshironi të shmangni këtë lloj rivendosje flokësh, duhet të zgjidhni me kujdes qendrën e transplantit të flokëve. Pyetini se çfarë përvoje kanë dhe gjithashtu kërkoni të shihni fotografi si reference të transplanteve të mëparshëm të flokëve që kanë kryer.