Istanbul, Izmır
Antalya, Cyprus

Telefoni
+90 532 324 81 04

24/7
Free Support

Transplanti i Vetullave

Transplanti i Vetullave
Vetullat janë një pjesë e rëndësishme e fytyrës sonë dhe ndonjëherë mund të humbasim qimet e tyre për arsye të ndryshme. Duke përdorur metoda moderne, këto vetullat mund të rivendosen sërish. Ka zgjidhje të përkohshme, si tatuazhet e vetullave apo lapsat e vetullave, megjithatë këto janë vetëm të përkohshme dhe nuk japin zgjidhjen e dëshiruar për t’i pasur ato gjithnjë. Në raste të tilla, transplantimi i vetullave është zgjedhja e duhur për një rezultat të qëndrueshëm. Kushtojini vëmendje higjenës së klinikës dhe këshillohuni me një specialist.

Pse humbasin vetullat qimet e tyre?

Arsyet janë nga më të ndryshmet. Më të zakonshmet janë: arsye të ndryshme hormonale, pluhur të tepërt, regjim i keq ushqimor etj. Gjithashtu, aksidentet dhe plagët mund të jenë një tjetër arsye për humbjen e qimeve të vetullave.

Metodat e transplatimit të vetullave

Në mënyrë që të ruhet një pamje sa më natyrale, metoda më e përshtatshme e transplantimit të vetullave është metoda FUE. Duke përdorur FUE, pamja e dëshiruar e vetullave zbukurohet me një stilolaps në mënyrë që të imitojë imazhin e tyre. Pas përcaktimit të zonës së transplantimit dhe formës së vetullave, gjëndrat do të nxirren nga mbrapa qafës. Falë përdorimit të gjilpërave 0,6 mikron, proçesi i transplantimit do të përfundojë me sukses. Gjëndrat do të nxirren një nga një dhe duhet të implantohen një nga një.

Udhëzime të rëndësishmegjatë transplatimit të vetullave

Për të krijuar një pamje sa më të natyrshme, gjëndrat e qimeve duhet të futen një nga një. Veç kësaj, vendosja e rrotullimit të duhur të qimeve është thelbësore për të patur një formë natyrale. Këndi ideal i tij është 25-30 gradë. Nëse këndi është më shumë se 30 gradë, vetullat do të ishin vertikale. Gjithashtu, sigurohuni që jeni duke bërë transplantimin me një specialist me përvojë.

Kush mund t’i nënshtrohet transplatimit të vetullave?

Gjithkush me nivel të mjaftueshëm shëndetësor mund t’i nënshtrohet një transplanti vetullash. Përveç kësaj, nëse humbisni vetullat prej kimioterapisë, duhet të prisni deri sa kimioterapia të përfundojë para se të vazhdoni me transplantin e vetullave.

Është i përhershëmtransplatimi i vetullave?

Po. Transplantimi i vetullave është një metodë e përhershme dhe natyrale.

A ka dhimbje apo siklet?

Jo. Në këtë proçes nuk do të ketë prerje, kështu që nuk parashikohen dhimbje apo siklete edhe pas operacionit.

Pas transplantit

Mund t’i riktheheni jetës suaj të përditshme në të njëjtën ditë të transplantimit. Sidoqoftë, duhet të bëni kujdes, veçanërisht të shmangni kontaktet e jashtme me vetullat tuaja. Ndërsa fytyrën tuaj duhet ta lani ngadalë dhe butësisht.

Kur do t’ishikoni rezultatet?

Në varësi të personit, i gjithë proçesi zgjat 3 muaj deri në 1 vit. Pas transplantimit, mund të ketë një seancë tjetër brenda 15 ditëve për modifikime të vogla. Përveç kësaj, format e vetullave do të mbushen plotësisht pas 1 viti, nuk keni ç’të bëni!.

Transplantimi i vetullave është një proçes shumë më delikat sesa transplantimi i flokëve. Kjo mund të rezultojë në situata më pak të volitshme nëse mjeku juaj nuk ka përvojën e duhur në këtë fushë. Gjithashtu, para se t’i nënshtroheni kësaj proçedure, sigurohuni që i gjithë operacioni të kryhet në spital ose klinikë.