Istanbul, Izmır
Antalya, Cyprus

Telefoni
+90 532 324 81 04

24/7
Free Support

Transplanti i Mjekrës

Transplanti i Mjekrës

Çfarë është një transplantim mjekre?

Transplantim mjekrësështë një proçes që rivendos përgjithmonëqimet e mjekrës që nuk mbijnë më.

Pse nuk mbijnë më qimet e mjekrës?

Në shumicën e rasteve, shkaqet hormonale do të renditen në vendin e parë. Arsyet e tjera janë infeksione të ndryshme si sëmundjet fungale, ose humbja e qimeve nga stresi dhe aksidentet.

Metoda e transplatimit të mjekrës

Si një metodë e transplantimit të mjekrës më shumti përdoret FUE. Duke përdorur këtë teknikë, zona e transplantimit kanalizohet paraprakisht për të rrënjosur folikulat e qimeve.

Çfarë është proçesi FUE?

Së pari, përcaktohet zona e transplantimit për të kryer vlerësime paraprake. Në këtë fazë, mund të përdoren programet kompjuterike për të simuluar rezultatet. Pas kësaj faze vlerësimi, gjëndrate flokëve do të nxirren nga mbrapa e qafës tuaj dhe do të transplantohen në zonën e vlerësuar. Pas transplantimit, rrotullimi i mjekrës duhet të jetë 30 gradë. Këto gjëndra duhet të transferohen një nga një.

Sa kohë do që të kryhet transplanti?

Kjo varet nga madhësia e zonës së transplantit. Duke përfshirë pushimet për ushqim dhe fazën e përgatitjes, i gjithë proçesi do të marrë rreth 5 deri në 7 orë.

Kush mund t’i nënshtrohet transplantimevenë mjekër?

Çdokush mbi 21 vjeç mund t’i nënshtrohet një transplantimi të mjekrës. Nuk ka rëndësi nëse e humbni mjekrën tuaj nëpërmjet shkaqeve natyrore ose nga një aksident si p.sh. nga një djegie.

A ka ndonjë dhimbje ose siklet?

Nuk do të ndjeni asgjë pasi proçesi kryhet me anestezi lokale.

A është i rrezikshëm?

Aspak. I gjithë proçesi do të kryhet me anestezi lokale. Duke qenë se nuk ka prerje apo qepje në këtë proçes, nuk ka asnjë rrezik infeksioni ose të gjakderdhjeje.

A do të ketë ndonjë shenjë pas operacionit?

Pas transplantimit, zona e transplantit do të jetë pak e kuqe. Pastaj këto shenja të kuqe do të bëhen kore. Brenda një jave, koret do të shërohen dhe zhduken.
Nuk do të ketë asnjë shenjë pas operacionit.

Kur do t’i merrni rezultatet?

Qimet e mjekrës do të fillojnë të rriten pas 2 apo 3 muajsh. Pas muajit të tretë, mjekra do të fillojë të marrë formën e saj përfundimtare dhe të jetë rritur plotësisht brenda 12 muajve.

Është e përhershmemjekra e transplantuar?

Ashtu si operacionet e tjera të transplantimit, po është e përhershme.

Udhëzime të rëndësishme pas transplantit në mjekër

Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për fytyrën tuaj pas operacionit. Nuk duhet të prekni zonën e transplantimit ose të pësoni goditje në fytyrë. Gjithashtu, nuk është e rekomanduar të flini me fytyrën poshtë. Mjeku juaj do t’ju japë detaje të mëtejshme pas operacionit.

Transplantimi i mjekrës është një proçes mjaft sfidues krahasuar me transplantimin bazë të flokëve. Duhet të tregoheni kujdes në përzgjedhjen e mjekut dhe spitalit të duhur. Përndryshe, mund të pësoni rezultate të pakëndshme. Kërkojuni një regjistër me detajet e operacioneve të mëparshëm, nëse është e mundur. Mos harroni se ju mund të maskoni flokët tuaj, por jo fytyrën tuaj.