Istanbul, Izmır
Antalya, Cyprus

Telefoni
+90 532 324 81 04

24/7
Free Support

Transplanti i Flokëve Fue

Transplanti i Flokëve

Çfarë është një transplant flokësh?

Transplantimi i flokeve është një proces i rivendosjes së flokëve të humbura si pasojë e kushteve gjenetike ose hormonale, përdorimit të mjekimeve ose prej një aksidenti. Në këtë proçes, parimi themelor është rivendosja e flokëve duke ruajtur një pamje natyrale dhe estetike të flokëve.

Transplantimi i flokëve është një trajtim estetik pa rrezik dhe shumë pak i dhimbshëm krahasuar me trajtimet e tjera. Kjo vjen për shkak se në këtë proçes nuk bëhet asnjë prerje, pra rrjedhimisht nuk ka shenja. Në transplantimin e flokëve ose me fjalë të tjera në transplante, flokët mblidhen nga pjesë të tjera të trupit tuaj, mundësisht nga mbrapa qafës ose nga gjoksi.

Metodat e Transplantit të Flokëve

Ka dy metoda kryesore të transplantit të flokëve: FUT dhe FUE. Në FUT (Transplantimi i Njësisë Folikulare), nxirret një tufë flokësh nga mbrapa qafës dhe transferohet në zonën e transplantimit. Megjithatë, kjo metodë mund të lërë një shenjë dhe mund të mos mbeteni të kënaqur me pamjen. Si rrjedhojë, metoda FUT nuk përdoret më dhe në vend të kësaj metoda FUE pranohet gjerësisht si metoda kryesore e transplantimit të flokëve.

Metoda FUE

FUE (Nxjerrja e Njësisë Folikulare) është metoda më moderne e transplantimit të flokëve. Nuk lë shenja dhe nuk ndjeni dhimbje. Në këtë metodë, përcaktohet së pari zona e transplantimit. Për proçesin e transplantimit nxirren qime në pjesën e prapme të qafës dhe mbrapa veshëve, pasi qimet në këto zona janë shumë më rezistente ndaj rënies së flokëve.

Në procesin e nxjerrjes, folikulat e flokut të quajtura transplante (grafte) janë nxjerrë me ndihmën e motorrëve 0.7-0,9 mikron. Këto janë kategorizuar dhe numëruar pas nxjerrjes. Ata do të ruhen në një tretësirë të posaçme deri sa të ndodhë proçesi i transplantimit.

Pastaj, zona e transplantimit do të kanalizohet. Gjëja më e rëndësishme në këtë proçes është të ndiqet rrotullimii kanalave të transplantimit, të cilët janë mjaft të rëndësishëm për garantimin e natyrshëm të flokëve. Paskëtaj nis proçesi i transplantimit.

Si është proçesi i anestezisë?

Në metodën FUEështë përdorur anestezi lokale. Jeni të vetdijshëm dhe mund të diskutonipa problem me doktorin mbi shqetësimet që keni rreth procesit gjatë trajtimit.

A ka dhimbje ose siklete?

Gjatë operacionit, nuk do të ndjeni asgjë. E vetmja dhimbje e vogël që do të ndjeni është injektimi i anestezisë.

Pas transplantit të flokëve Fashot e vëna pas proçesit mund të hiqen pas 24 orësh. Flokët nuk mund të lahen për tre ditë. Pas transplantit, shenja të kuqe dhe kore do të shfaqen në zonën e transplantit, por kjo është krejtësisht normale. Koret do të bien pas një jave.

A do të ketë ndonjë gërvitshje pas transplantit të flokëve?

Jo. Duke qenë se kanalet për transplantim janë të vogla, nuk do të ketë plagë pas transplantimit të flokëve. Gjithashtu, nuk do të ketë shenja ose hollime në zonat e nxjerrjes, të cilat janë prapa qafës dhe veshëve.

Çfarë duhet t’i kushtojë vëmendje pas transplantit të flokëve?

Pas procedurës, flokët dhe lëkurat e ndjeshme duhet të ruhen me kujdes. Duhet të shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell dhe duhet të përdorni një kapelë nëse është e nevojshme.

Gjithashtu, është e rëndësishme të shmangni detin dhe pishinat. Mund të riktheheni në punë pas 1 ose 2 ditësh. Në varësi të personit, do të merrni rezultate në afro 3 muaj dhe proçesi do të përfundojë brenda 6 deri 12 muajve. Pas transplantimit të flokëve, mund të keni flokë të përhershme dhe që mund të krihen.