Istanbul, Izmır
Antalya, Cyprus

Telefoni
+90 532 324 81 04

24/7
Free Support

PRP dhe Mezoterapia e Flokëve

PRP dhe Mezoterapia e Flokëve

Çfarë është PRP-ja?

PRP, ose plazma e pasur me trombocite, mund të përshkruhet si gjak i pasuruar nga plazma. Në këtë trajtim përdoret gjaku juaj.

Si funksionon PRP?

Së pari nga pacienti do të nxirret një tub i gjakut. Pas kësaj, gjaku do të pasurohet me plazmë dhe një serum për të krijuar gjak shumë më të fuqishëm.

Si funksionon proçesi trajtimit?

Ky gjak i pasur do të injektohet në lëkurë dhe në rrënjët e flokëve tuaj.

Çfarë efekti ka te flokët?

Qëllimi kryesor i këtij trajtimi është parandalimi i rënies së flokëve dhe forcimi i tyre. Me këtë metodë, flokët tuaj do të rriten shumë më të fortë se më parë.

A ka dhimbje gjatë trajtimit?

Mund të ketë dhimbje fare të lehta të shkaktuara nga mikro gjilpërat gjatë injektimit. Pas proçesit mund të ketë edhe dhimbje fillestare në zonën e trajtuar, por nuk do të jetë e fortë.

A ka ndonjë efekt anësor?

Nuk ka asnjë duke qenë se gjaku është i vetë pacientit.

Sa kohë merr i gjithë proçesi?

Kjo varet, por mendohet rreth 30 deri 45 minuta.

Çfarë është Mesotherapy flokët?

Mezoterapia e flokëve është një trajtim në të cilin serumi pasuruar me vitamina dhe minerale injektohet nën lëkurën e flokëve tuaj.

Si funksionon proçesi trajtimit?

Pikë së pari, nga pacienti nxirret dhe shqyrtohet një fije floku. Proçesi i shqyrtimit është i domosdoshëm për të mësuar se cilat vitamina dhe minerale mungojnë në flokët tuaj. Një serum do të përgatitet në bazë të nevojave të flokëve. Pastaj serumi do të injektohet në flokët tuaj.

Kush mund t’i nënshtrohet njëmezoterapie flokësh?

Duke qenë se qëllimi kryesor është forcimi i flokëve dhe parandalimi i rënies së tyre:

  • Personat që u bien flokët për shkak të anemisë.
  • Gratë shtatzëna me rënie të shumta flokësh.
  • Rënia e flokëve për shkak të ndërrimevetë stinëve.

Sa seanca janë të nevojshme?

Nëse kjo është vetëm një situatë sezonale do të bënte punë edhe vetëm një seancë. Por, nëse është një problem shumë më serioz, siç është rënia totale e flokëve, mund të duhen disa seanca.