Istanbul, Izmır
Antalya, Cyprus

Telefoni
+90 532 324 81 04

24/7
Free Support

Pse transplant floku në Turqi?

Turqia është ndër vendet kryesore të turizmit estetik në botë. Përafërsisht, rreth 500 mijë persona vizitojnë Turqinë në vit për të kryer një operacion korrigjues në fytyrë ose trup. Veç transplantimit të flokëve që është më i kërkuari, njerëzit vijnë në Turqi për të zmadhuar gjirin dhe kryer transplante mustaqesh, mjekre dhe vetullash. Por pse duhet të vini në Turqi kur ka proçedura të ngjashme në të gjithë botën?

Një nga arsyet kryesore është cilësia e lartë e shërbimit. Ekspertët nga të gjitha anët e botës vijnë në Turqi për tu praktikuar. Në klinikat moderne, ata mësojnë nga ekspertët e sektorit të transplantimit të flokëve. Gjithashtu, mjekët turq i kanë tejkaluar homologët e tyre evropianë në ofrimin e një shërbimi më të mirë. Bukuria mjedisore dhe arkitektonike e Turqisë, si dhe një mënyrë e përballueshme e jetësës bëjnë që shërbimet e transplantimit të flokëve të jenë më të lira se kudo tjetër. Turqia gjen një mënyrë për të kënaqur të dyja palët, duke u ofruar pacientëve një strehim të plotë. Kështu, pacienti merr shërbim cilësor dhe në të njëjtën kohë kontribuon në zhvillimin e turizmit në vend. Ndaj, transplantimi i flokëve kontribuon dukshëm në turizmin dhe ekonominë turke.

Transplantimi i flokëve dhe periudha e rikuperimit zgjasin shumë gjatë në Evropë, por në Turqi, kjo periudhë zgjat vetëm disa ditë. Proçedura e zakonshme zgjat nga dy deri në gjashtë ditë, duke e bërë transplantimin dhe shërimin më të lehtë dhe më të pranueshëm. Mbi të gjitha, përqindja e suksesit e transplantimit në Turqi është më e lartë se në vendet evropiane. Ndërsa vetë proçesi i transplantimit ka kaluar në një nivel shumë më të lartë dhe cilësi më të mirë se sa në vendet evropiane. Për të gjitha këto arsye, Turqia është një zgjedhje logjike. Por nuk mbaron me kaq.

Parimet që udhëheqin profesionistët e shëndetësisë në Turqi janë: profesionalizmi, cilësia, shpejtësia dhe besimi. Me përvojë të madhe dhe njohuri të gjerë, pacientët që vendosin për transplantimin e flokëve në Turqi do të gjenden në duart e sigurta. Pa pasur frikë se nuk do të mbeten të kënaqur, pacientët duhet të kenë besim të plotë tek ekspertët më të mirë dhe si rrjedhojë, ata do të marrin rezultatin e dëshiruar dhe një shërbim të jashtëzakonshëm. Ka disa metoda të trajtimit për të gjitha llojet e problemeve të pacientit. Metodat janë projektuar për t’iu përgjigjur standardeve më të larta në organizatën shëndetësore. Çdo vit, metodat përmirësohen gjithnjë edhe më shumë. Është e sigurt se pacienti do të ketë në dispozicion gjithmonë metodat më bashkëkohore të trajtimit dhe korrigjimin estetik. Puna jonë në ekip përbëhet nga njerëz që mendojnë dhe kujdesen për pacientët. Përveç kësaj, ata punojnë me zell për të arritur përmirësimin personal dhe profesional.

Zakonisht, njerëzit besojnë se transplantimi i flokëve është një operacion i zakonshëm, por kjo është e gabuar. Transplantimi i flokëve ka rreziqet e tij, ashtu si çdo operacion tjetër. Kjo është arsyeja kryesore pse dikush duhet të mendohet mirë për vendin ku dëshiron të transplantojë flokët. Vendi që pacienti do të zgjedhë duhet të jetë i besueshëm, me ekspertë nga fushat e transplantimit të flokëve dhe metoda moderne të trajtimit shëndetësor. Prandaj, Turqia është zgjedhja e duhur. Jini të sigurt se gjendeni në vendin e duhur.