Istanbul, Izmır
Antalya, Cyprus

Telefoni
+90 532 324 81 04

24/7
Free Support

Mbështetja e Ushqimit për humbjen e peshës

Mbështetja e Ushqimit për humbjen e peshës

Për tu dukur mirë, më e rëndësishmja, për të pasur një trup të shëndetshëm, të gjithë kanë menduar të paktën një herë të mbajnë djetë. Por për të qenë gjithnjë të shëndetshëm duhet vëmendje e vazhdueshme dhe nuk mund të kufizohet nga një vendim i shkurtër. Është më mirë ta bëni këtë nën mbikëqyrjen e një dietologu që mund t’ju tregojë faktorët e duhur për trupin tuaj dhe  një program diete të shëndetshme.

Kur shtimi i peshës është i pakontrollueshëm dhe i tepërt sjell me vete probleme serioze shëndetësore si psh obeziteti.

Humbja e pashëndetshme dhe e papritur e peshës mund të jetë shumë e rrezikshme nëse dikush përpiqet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Është e rëndësishme të mos harrohet se metoda më ideale e humbjes së peshës është një program personal diete dhe personi i vetëm që mund t’ja u ofrojë është dietologujuaj.

Veç kësaj, humbja e peshës mund të përshkruhet pak a shumë si shpenzim i më shumë energjive dhe harxhimi i më shumë kalorive në jetën e përditshme sesa sasia e fituar.

Pse shëndoshen njerëzit?

  • Ushqimi tepërt.
  • Ushqimi i pakontrolluar.
  • Konsumim i tepruar i fast-food-eve.
  • Stili i jetesës me qëndrim të ulur.
  • Përdorimi i ilaçeve.
  • Gjumë i çrregullt.

Nëse keni një formim fiziologjik për të shpjeguar shtimin e peshës, duhet të konsultoheni menjëherë me një dietolog. Përndryshe, stërvitja dhe dietat mund të dëmtojnë trupin, ose humbja e peshës mund të jetë e përkohshme.

Si të humbasim peshë?

  • Mbajtja e një dietë pa abuzuar me trupin.
  • Stërvitje.
  • Konsumimi i ujit.
  • Fruta dhe perime të freskëta.
  • Edhe personat që përpiqen të dobësohen në një pjesë të caktuar të trupit mund ta provojnë cyrolipolysis.

Përfitimi i humbjes së peshës nën mbikqyrjen e një dietologu

Në fillim, dietologu do të kryejë disa teste dhe do t’ju raportojë nëse shtimi i peshës suaj është shkaktuar nga ndonjë arsye fiziologjike. Kjo ju kursen kohë dhe përpjekje.

Dietologu do të krijojë një program të shëndetshëm bazuar në të dhënat mbi peshën, gjatësinë, moshën, gjendjen e muskujve dhe shkallën metabolike.

Dietologu do të analizojë gabimet që po bëni në jetën tuaj të përditshme dhe do t’ju kontaktojë drejtpërsëdrejti për t’i ndryshuar ato.

Dietologu do t’ju kursejë kohë, pasi ajo çka duhet të bëni është të ndiqni programin që ju jepet.

Si është një dietë e shëndetshme?

Dietat e shëndetshme do t’ju rikthejnë shëndetin dhe do t’ju bëjnë të humbni peshë teksa ruhen vitaminat dhe proteinat e nevojshme. Kështu dieta nuk ju dëmton trupin.

Është më mirë të humbni peshë gradualisht me kalimin e kohës, pasi është më e shëndetshme për trupin tuaj dhe pesha nuk mund të rifitohet lehtë.

Nuk duhet ta lini trupin të pafuqishëm duke ngrënë vetëm kur duhet të ushqeheni. Një trup ka nevojë për vitamina, proteina dhe minerale.

Është e rekomanduar të qëndroni larg nga pilulat e humbjes së peshës që kanë qenë të famshme së fundmi. Këto pilula mund të shkaktojnë dëme serioze dhe të përhershme në trupin tuaj. Ato madje mund të vrasin njerëz. Këto pilula manipulojnë dhe çekulibrojnë trupin, duke mos e lejuar  të funksionojë siç duhet, çka shkakton ndërprerje të papritur të zemrës, lëndime të përhershme të veshkave ose reaksione alergjike. Për më tepër, pilulat nuk tregojnë përbërësit e tyre, çka është shumë joetike dhe shqetësuese.