Istanbul, Izmır
Antalya, Cyprus

Telefoni
+90 532 324 81 04

24/7
Free Support

Ngritja Vetullës

Ngritja Vetullës
Ngritja vetullës është një proçedurë e drejtpërdrejtë për riorientimin e pozicionit të vetullave në fytyrën e një personi. Nëse vetullat janë ngulur shumë afër, ose me kënd shumë të ulët për poshtë, ose thjesht shumë afër syve, një ngritje vetulle mund të përmirësojë ndjeshëm pamjen e tyre. Me vetullat e tilla, një person mund të duket gjithnjë i zemëruar ose i trishtuar dhe kjo mund të ndikojë në mënyrën se si interprethet nga të tjerët. Por me teknologjinë dhe logjistikën moderne mund të kryhet fare lehtë një ngritje vetulle dhe jeta e një personi mund të përmirësohet ndjeshëm.

Operacioni kryhet përgjithësisht nën anestezion të përgjithshëm. Mjeku juaj do të kryejë një sërë testesh për të siguruar që nuk do të keni komplikime dhe se do të dilni me sukses nga operacioni. Kjo proçedurë duhet të kryhet përmes shtrirjes së lëkurës së kokës dhe ka ende vende ku mund ta bëni këtë, por sot janë shpikur teknika më bashkëkohore që përdorin pajisje mikroskopike kirurgjikale dhe kamera të cilat e kanë përmirësuar shumë atë. Tani mund të kryhet direkt nën lëkurë, me shenja ose dëmtime shumë minimale.

Pas një ngritje vetulle, do të zbuloni se vetullat tuaja janë në lartësinë dhe këndin e duhur në përpjesëtim me pjesën tjetër të fytyrës tuaj. Ju gjithashtu do të shihni një reduktim të rrudhave të shkaktuara nga vetullat, si linjat e vrenjtjes. Shprehia juaj e fytyrës nuk do të duket më e trishtuar, e lodhur ose e zemëruar. Ju mund të shihni se kjo ka efektin e përmirësimit të marrëdhënieve tuaja personale dhe se do t’i bëni ballë jetës suaj me më shumë vetëbesim dhe lumturi.

Kohëzgjatja e proçedurës varet nga personi dhe kirurgu, por nuk do të duhen më shumë se një orë ose dy. Për disa njerëz ajo zgjat vetëm gjysmë ore. Pas testimit pas operacionit, pacienti mund të largohet për një kohë të caktuar. Sidoqoftë, ai duhet të sigurojë që mos të lajë fytyrën, trupin ose të mos zhysë vetullat në ujë për asnjë arsye të paktën 4-5 ditë pas përfundimit të operacionit.

Ka pasur disa raportime dhimbjesh në ballë dhe në zonën e vetullave për një kohë të caktuar pas ngritjes së vetullave. Kjo është e zakonshme në shumë operacione, dhe mund të menaxhohet me ilaçe kundër dhimbjes derisa ajo të pakësohet (jo më shumë se disa ditë ose javë). Nxirjet dhe ënjtjet mund të jenë të pranishme edhe për ditët e para, dhe duhet të zhduken pasi të hiqni të gjitha qepjet. Pas kësaj mund të ktheheni në aktivitetin tuaj të zakonshëm!